Qytetarët e prekur nga kriza e pandemisë, pra marrja e pagave minimale, do të paguajnë faturat e tyre për mars, prill dhe maj me këste dhe pa interes, tha në një intervistë për “REL” kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Ai njoftoi se gjatë muajit tjetër, do të fillojnë të arrijnë faturat më të lira për ngrohjet qendrore, të cilat do të zvogëlohen për të paktën 20 përqind.
“Nëse çmimi i energjisë elektrike do të mbetet i pandryshuar është shumë herët të thuhet”, tha Bislimovski./Telegrafi/