Site icon Telegrafi

Bislimovski: Çmimi i ri i rrymës elektrike do dihet gjatë këtyre ditëve

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski thotë se çmimi i ri i rrymës elektrike do të dihet për 10 ditë.

“Me përgjegjësi deklaroj se kërkesa për shtrenjtim që u kërkua nga kompanitë energjetike nuk do të pranohet, dhe KRRE do të kryej analiza në bazë të së cilave do të caktohet edhe çmimi i energjisë elektrike”, tha Bislomovski.

Ai thotë se KRRE duhet ta caktojë edhe çmimin e ujit për shkak në këtë mënyrë do ta relaksojë trysninë e politikës ndaj punës së këtyre ndërmarrje publike komunale.

“Ne s’kemi trysni, ndërsa anëtarët e Këshillit janë nga parti politike të ndryshme, dhe shumica gjithmonë mundohet që të sjell vendim popullor. Por e dini se në disa komuna kishim disa ndalesa me ujësjellësin. Gjatë asaj periudhe çdo amviseri blen nga një shishe ujë, ndërsa ajo kushton mbi 15 denarë”, tha Bislimovski./Telegrafi/

Exit mobile version