Site icon Telegrafi

Bislimoski: Me vendosjen e tarifës së lirë do të bëhemi vendi me çmim më të lirë të energjisë elektrike

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik (KRRE), Marko Bislimoski, deklaroi se Maqedonia aktualisht ka rrymën e dytë më të lirë në Evropë, gjegjësisht ne jemi më të shtrenjtë vetëm se Serbia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kur të vendoset tarifa e lirë ditore, jam i sigurt se do të kemi çmimin më të lirë të energjisë elektrike për amvisërit në Evropë. Nuk mund të gjesh një vend tjetër që përpiqet të ndihmojë qytetarët e tij në këtë mënyrë. Qytetarët do t’ju duhet më së shumti kur të nisë sezoni i ngrohjes në vjeshtë.

Me këtë po i dërgojmë sinjale EMV-së dhe EVN Home që të blejnë rrymë në periudhat kur është më e lira”, tha Bislimoski në “Sitel”.

Bislimoski sqaroi se në vitin 2012 tarifa e lirë u hoq me urdhër të qeverisë së atëhershme.
Sipas tij, duhet një ndryshim i plotë në mënyrën se si shteti do t’i mbulojë shpenzimet e energjisë elektrike për qytetarët, veçanërisht për konsumatorët më të rrezikuar./Telegrafi/

Exit mobile version