Site icon Telegrafi

Bislimoski: Të thjeshtësohet rregullorja për vendosjen e fotovoltaikëve

Në periudhën e ardhshme duhet të vazhdojmë me investime në fotovoltaikë, por duhet të fokusohemi edhe në investime në bateri dhe të punojmë në thjeshtësimin e rregullores për vendosjen e baterive, theksoi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetik në Biznes Forumin e 14-të “Energjia e tashmja dhe e ardhmja”, i cili u mbajt sonte në organizim të klubit Rotarian Shkup – Qendër.

“Të gjitha investimet synojnë burimet e rinovueshme të energjisë dhe kjo duhet të vazhdojë, por ne kemi nevojë për energji bazë. Për momentin ne ofrojmë energji bazë nga termocentralet me qymyr dhe duhet të jemi realistë për jetëgjatësinë e tyre sepse nuk mund të presim që pensionistët të vrapojnë një maratonë – kjo është e pamundur.

Askush nuk do të na japë financa për të investuar në termocentrale të reja, por ajo që duhet të bëjmë është të sigurojmë gaz natyror për prodhimin e energjisë elektrike dhe kjo duhet të jetë energjia jonë bazë”, theksoi Bislimoski.

Siç theksoi ai, për shkak të çmimeve enorme në bursë të energjisë elektrike dhe gazit natyror, energjia është bërë temë dhe tani është një mundësi e madhe për të gjithë që të drejtojnë energjinë dhe të investojnë në atë që nuk është investuar për 30 vjet./Telegrafi/

Exit mobile version