Telegrafi

Bislimoski: Me rritjen e TVSH-së për energjinë elektrike, do të rriten shpenzimet e amvisërive

Komisioni Rregullator për Energjetikë edhe sikur të sjellë ndryshim të çmimit të energjisë elektrike, me vetë rritjen e TVSH-së në 10 për qind, do të rritet shpenzimi i qytetarëve për energji elektrike, thotë kryetari i KRRE-së, Makro Bislimoski.

“Mendoj se do të duhet të na jepet hapësirë t’i shqyrtojmë edhe disa zgjidhje më kreative që të shmanget rritja e shpenzimeve të përgjithshme të energjisë elektrike që e kanë pasur para së gjithash amvisëritë”, deklaroi Bislimoski në intervistën për televizionin Telma.

Sipas Bislimoskit, duhet të mendohet dhe të shihet nëse do të ketë nevojë të rritet energjia elektrike për amvisëritë me vetë atë që në tregun e rregulluar transferohen edhe subjekte të caktuara nga tregu i lirë.

“Duhet të ndalemi pak, të shkelim topin dhe të mendojmë nëse duhet të rrisim çmimin e energjisë elektrike. Këtu e kam fjalën kryesisht për amvisëritë. Duhet të shohim se si do të jetë situata në vitin 2023, dhe më pas të mendojmë nëse duhet të bëjmë ndryshim të çmimit të energjisë elektrike, sepse nuk është e drejtë që dikush që ka bërë keqpërdorime, tani të bjerë mbi barrën e amvisërive”.

“E kuptoj që komunat kanë shpenzime të rritura për disa fish dhe ndërmarrjet publike përballen me një problem real dhe shpenzimet e tyre të energjisë elektrike në disa muaj janë më të larta, por për fat të keq nuk kam dëgjuar asnjë propozim nga këto ndërmarrje komunale se si do të përmirësonin efikasitetin e punës”, thotë Bislimoski.