Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka uruar Peter Sorensen për emërimin e tij si përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Bislimi ka shprehur dëshirën për një mandat të suksesshëm për Sorensenin si lehtësues të dialogut, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje të balancuar ndaj palëve dhe negociatave si një kusht kyç për një proces të suksesshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve.
Në një postim në rrjetet sociale, Bislimi ka theksuar se suksesi i procesit të dialogut kërkon angazhim dhe diplomaci të kujdesshme.
“Urime Peter Sorensen për emërimin si përfaqësues i Posaçëm i BE-së për procesin e dialogut. I uroj një mandat të suksesshëm si lehtësues, me një qasje të balancuar ndaj palëve dhe negociatave si kusht thelbësor për një proces të suksesshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve”, ka shkruar Bislimi në “X”. /Telegrafi/
Congrats to Peter Sorensen for the appointment as the new EUSR for the dialogue process. Wish him a successful mandate as a facilitator, w/ a balanced approach towards the parties & negotiations as key precondition for a successful process towards full normalization of relations.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) January 28, 2025