Site icon Telegrafi

Bislimi udhëtoi për në Bruksel, të hënën takohet me Petkoviqin

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit.

Të hënën (15 maj) në Bruksel pritet të zhvillohen takimet e radhës në nivelin e kryenegociatorëve në procesin e dialogut, i cili do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit.

Exit mobile version