Site icon Telegrafi

Bislimi takon organizatat e shoqërisë civile: Po bëjmë hapat e duhura drejt të ardhmes evropiane

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, zhvilloi takimin e rregullt të radhës me organizata të shoqërisë civile.

Takimi i sotëm ishte i dedikuar për fushën e arsimit.

Sipas njofitmit të Qeverisë, u bisedua mbi prioritetet nga Agjenda Evropiane e Reformave II në këtë fushë, si përmirësimi i cilësisë së përgjithshme në sektorin e arsimit; sigurimi i qeverisjes transparente të institucioneve arsimore; dhe rritja e qasjes në arsim.

“Nga viti i ardhshëm do të vazhdojmë vetëm me Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024–2028, derisa masat e mbetura nga ERA dhe rekomandimet e raportit të vendit do të përfshihen në atë plan. Sa i përket shoqërisë civile, raporti i fundit për vendin, vlerëson se ajo po funksionon në një mjedis të favorshëm.

Shoqëria civile vazhdon të marrë pjesë aktivisht në konsultimet publike dhe të kontribuojë në proceset e politikbërjes dhe monitorimit. Platforma online për konsultime publike është përditësuar me veçori që lehtësojnë edhe pjesëmarrjen e personave me nevoja të veçanta.

Raporti gjithashtu konstaton se OSHC-të, palët e interesuara dhe publiku u angazhuan pothuajse katër herë më shpesh në konsultime publike në nivel qendror krahasuar me vitin 2021.

Si Qeveri, i shohim akterët e shoqërisë civile si partnerë në procesin e integrimit evropian ku secila palë ka rolin e saj dhe mund të japë kontribut si në hartim, monitorim, zbatim apo komunikim të reformave. Reformat e brendshme në sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, progresi ekonomik dhe social, liberalizimi i vizave dhe përkushtimi në bashkëpunimin rajonal konfirmojnë se po bëjmë hapat e duhur e në rrugën e duhur drejt të ardhmes evropiane”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Takimet e radhës për këtë vit do të jenë në fushën e sundimit të ligjit, reformës së administratës publike e për sektorin e energjisë.

Exit mobile version