Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka mirëpritur rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti Evropian.
Bislimi përmes një postimi në platforën X, ka thënë se kjo rezolutë mes tjerash bën thirrje për masa kufizuese ndaj Serbisë.
“Mirëpres rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti Evropian, e cili ndër të tjera dënon sulmin terrorist të Serbisë dhe bën thirrje për miratimin e masave kufizuese. Parlamenti Evropian gjithashtu vendos theksin mbi njohjen reciproke si një parim i dialogut e poashtu kërkon një qasje të balancuar në procesin e dialogut.”, ka shkruar Bislimi.
Ndryshe, Parlamenti Evropian (PE) ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke e quajtur sulm terrorist dhe ka kërkuar përgjegjësi nga Serbia nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje. Këto janë përfshirë në rezolutën për zhvillimet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimeve në veri të Kosovës.
Teksti i kësaj rezolute, u hodh në votim në seancën plenare të 19 tetorit, është përpiluar duke marrë parasysh disa propozime të grupeve politike në PE./Telegrafi/
I welcome the resolution approved today by @Europarl_EN which among other condemns Serbia's terrorist attack & calls for adoption of restrictive measures. It also emphasizes mutual recognition as a principle & a balanced approach in the dialogue process.https://t.co/9T8M9zIx8i
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) October 19, 2023