Telegrafi

Bislimi: Që një javë kam problem me gjumë, pritshmëria prej VV-së është e madhe

Foto: Ridvan Slivova

Besnik Bislimi nga Vetëvendosje, ka folur rreth hulumtimit të “UBO Consulting”.

Ai ka thënë se momentalisht Vetëvendosje ka diku 48.8% të votave të qytetarëve, e që i bie të ketë 55 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Ndër të tjerash, Bislimi ka thënë se që një javë ka probleme me gjumë.

“Që një javë kam probleme edhe me gjumë pasi që nuk di se si t’i përgjigjemi një pritshmërie kaq të madhe”, ka thënë Bislimi në Kanal 10.

Ai ka thënë se pritshmëria është aq e madhe sa që nuk mund ta parashikojë rezultatin final, ndërsa ka thënë se pret që të ketë edhe mbi 55 deputetë.