Pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat në Bruksel, ka folur zëvendëskryeminsitri, Besnik Bislimi.
Në një shkrim në Twitter, Bislimi ka thënë se pas dakordësimit, duhet të vazhdojnë bisedimet intensive të mbështetur nga Gjermania dhe Franca.
“Pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, ka thënë Bislimi.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës, ka pasur tri faza.
Faza e parë e qortimit është zbatuar deri më 22 nëntor.
Faza e dytë parashihte gjobën prej 150 eurosh për shoferët e makinave me targa të tilla dhe më pas prezantimin e targave të përkohshme deri më 21 prill, datë pas së cilës ishte planifikuar që të mos kishte më makina me targa serbe./Telegrafi/
After today’s agreement, we should continue our intensive talks on the proposal of EU, backed by Germany and France, for full normalization of relations. https://t.co/iQHv97Hqgk
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) November 23, 2022