Telegrafi

Bislimi nuk tregon nëse Qeveria do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, disa herë ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në Kosovë, por kaq i bindur nuk është numri dy i ekzekutivit kosovar.

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Besnik Bislimi, ka refuzuar të tregojë qëndrimin e tij dhe të Qeverisë për këtë çështje, duke thënë se ende nuk ka asnjë vendim.

“Derisa nuk ka vendim, unë nuk dua ta bëj publike atë çka mendon ekzekutivi. Unë e kam mendimin tim, por mendimin e them në mbledhjen e Qeverisë”, tha ai në Kanal10