Zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zhvilloi takime edhe me kongresmenët Keith Self dhe Ritchie Torres.
Në takimin me kongresmenin Self, Bislimi shprehu mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së ndaj Kosovës dhe diskutoi mbi progresin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të vendit. U trajtua gjithashtu rëndësia e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimit në NATO.
Siguria ishte temë kryesore, ku kongresmeni Self shprehu shqetësimin për sulmin terrorist ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, ndërsa Bislimi theksoi rrezikun që paraqet Serbia përmes akteve të agresionit.
Në takimin me kongresmenin Torres, diskutimet u përqendruan në perspektivën euro-atlantike të Kosovës dhe rëndësinë strategjike të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përfshirë NATO-n.
Bislimi theksoi arritjet në progresin demokratik dhe rritjen ekonomike të Kosovës në katër vitet e fundit si dëshmi të zhvillimit të vendit.
Zëvendëskryeministri informoi kongresmenin Torres për sulmin terrorist të fundit në Zubin Potok, që synonte dëmtimin e infrastrukturës kritike dhe shërbimeve esenciale, duke e konsideruar këtë si kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.
Pleasure to meet w/ @RepKeithSelf , as we touched upon a range of topics, while I emphasized the importance of our memb. in intl. organizations, especially NATO. With our 🇺🇸 friends & allies, we continue to strengthen relations, which are based on mutual values & principles. pic.twitter.com/x5KvmAz8Cw
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) December 6, 2024