Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka marrë pjesë në ekspozitën e menaxhimit të investimeve në Frankfurt.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Kosova ofron një mjedis të përshtatshëm për mundësitë e investimit dhe se po avancon përmes një agjende ambicioze drejt integrimit evropian.
“Performanca dhe imazhi pozitiv i Kosovës, reflektohet dhe në përmirësimin në pozicione, ndër më të lartat ndonjëherë, në renditjet botërore. Ndër hapat e rëndësishëm të ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës, është dhe formalizimi i ekonomisë, që ka sjellë rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Bislimi.
Ai ka theksuar se reformat në fushat e politikës industriale, në statusin strategjik të investitorit, krijimin e Gjykatës Komerciale, reformimit të legjislacionit për Zonat Ekonomike dhe po ashtu mbi inovacionin, e bëjnë Kosovën një vend të sigurt për tërheqjen e investimeve strategjike.