Telegrafi

Bislimi – Gjukanoviq: E ardhmja e dy shteteve tona është në BE

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Siç njoftohet gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e dy qeverive dhe për të lëvizur drejt nënshkrimit të marrëveshjeve ekonomike në të mirë të qytetarëve, mirëqenies së përgjithshme dhe zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve.

Bislimi ka theksuar se Kosova është e përkushtuar në përkrahjen e komunitetit malazez dhe mirëpret kontributin e rëndësishëm të tyre në zhvillimin e vendit.

“E ardhmja e dy shteteve tona është në BE. Përkushtimi ndaj Procesit të Berlinit dhe përmbushjes së agjendës evropiane, janë objektiva tona të përbashkëta. Bashkëpunimi rajonal është një prej mënyrave përmes së cilës konsolidojmë përafrimin e vendeve tona dhe angazhimin pozitiv ndaj fqinjësisë së mirë”, ka thënë Bislimi.