Telegrafi

Bislimi: Disa politikanë në SHBA kanë thënë se qëndrimet e Kurtit janë parimore ndërsa të Grenellit janë joserioze

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka komentuar përplasjen Grenell-Kurti.

Bislimi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Grenelli nuk është marrë me argumentet e Kurtit por ai veproi sikurse kundërshtarët politikë të Kurtit në Kosovë.

“Qëndrimet e Kurtit që nga dita e parë e kyçjes në politikë janë publike. Ai nuk ka aso qëndrime as për së afërmi. Grenell ka zgjedhur të mos merret me argumentet e Kurtit, por ai ka vepruar siç veprojnë kundërshtarët politikë të zotit Kurti në Kosovë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se në SHBA ka plotë politikanë që i kanë dhënë të drejt Kurtit në qëndrimet e tij.

“Philips, Joseph, Serwer, Shawn Burns kanë thënë se qëndrimet e Kurtit janë parimore ndërsa të Grenellit janë joserioze. Fakti që unë nuk pajtohem me një zyrtarë nuk do të thotë se unë jam anti-amerikan”, tha ndër të tjera Besnik Bislimi./Telegrafi/