Kombinimi i Kim Kardashian, i errësuar në fytyrë nga marka Balenciaga nuk ishte i vetmi element i shtrenjt i pamjes së saj Met Gala 2021.
Ajo e shoqëroi veshjen tërësisht të zezë me një bisht flokësh 190.5 centimetra të gjatë.
Por, bishti kishte një çmim po aq të madh; Stilisti i flokëve, Chris Appleton, zbuloi gjatë në Instagram gjatë një sesioni me pyetje se ai bisht kushtoi mbi tetë mijë euro.
Ndërsa shtesat e shtrenjta të Kardashian ishin të dukshme gjatë Met Gala, përkundër kostos, vëmendjen kryesore e mori veshja e saj.
Ndërkohë, përveç rregullimit të flokëve me kujdes, është zbuluar se Kim ka shpenzuar kohë edhe duke u grimuar, ani pse fytyrën e kishte të mbuluar. /Telegrafi/