Telegrafi

“Bisha që terrorizoi serbo-rusët”, Capital T publikon momente nga biseda me Xherdan Shaqirin pas fitores

Mbrëmja e djeshme (e premte) ka qenë shumë emocionuese për miliona shqiptarë.

Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë në rezultat 2-1, falë dy golave spektakolarë të shënuar nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri (Foto: Getty Images)

Me tu shënuar kjo fitore, statuset dhe komentet e shumta shpërthyen gjithandej në rrjetet sociale me lëvdata dhe fjalë të mëdha për djemtë tanë.

Ishte këngëtarja Rita Ora ajo e cila filloi t’i ndjekë të dy sportistët në rrjetin social Instagram.

Ndërkohë që sot (e shtunë), reperi Capital T publikoi një fotografi në InstaStory, ku ka shfaqur momentin teksa ka biseduar me Shaqirin pak pas përfundimit të ndeshjes.

“Bisha që terrorizoi serbo-rusë”, ka shkruar Kapo në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar kështu faktit që Shaqiri dha një gol të mrekullueshëm në ndeshjen e mbrëmshme.

Foto: Capital T/Instagram

Xherdani dhe Capital T kanë një miqësi të mirë prej vitesh, dhe shpesh takohen gjatë udhëtimeve të Kapos në Zvicër. /Telegrafi/