Telegrafi

Bisedonte me telefon derisa ishte me timon në dorë, shikoni si përplaset me veturë (Video)

Një adoleshente e cila po ngiste veturën derisa po bisedonte në telefon, kishte të instaluar një kamerë në veturën e saj, në momentin kur humbi kontrollin mbi timon dhe përfundoi duke u përplasur në një shkëmb.

Kjo video është publikuar nga asociacioni amerikan i veturave, që kishte për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve, se në shumicën e rasteve aksidentet shkaktohen nga pakujdesia dhe bisedat telefonike gjatë ngasjes, transmeton Telegrafi.

Adoleshentja është filmuar nga kamera e instaluar në veturë, derisa po bisedonte në telefon në momentin që me njërën dorë mbante timonin. /Telegrafi/