Telegrafi

Bisedon në telefon derisa kalon rrugën, 22-vjeçarja nga Meksika goditet nga vetura (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur një grua derisa po kalonte rrugën rrëshqet dhe goditet nga vetura.

Kamerat e sigurisë të vendosura në qytetin Nogales në Meksikë, kanë filmuar momentin e këtij aksident të tmerrshëm, transmeton Telegrafi.

Videoja shfaq 22-vjeçaren e identifikuar si Minerva duke kaluar rrugën, dhe në një moment rrëshqet dhe goditet nga vetura e përfundon nën rrota.

Ajo dukej se ishte e hutuar duke biseduar në telefon, duke mos i kushtuar vëmendje veturave që lëviznin me shpejtësi të madhe.

Mediat meksikane raportojnë se Minerva është dërguar me urgjencë në spital, dhe për fat të mirë i ka shpëtuar më të keqes me vetëm disa mavijosje. /Telegrafi/