Site icon Telegrafi

​“Bisedo me psikologun” – shërbimi i ri i ndihmës për shëndetin mendor nga UP

Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Prishtinës ka lansuar sot shërbimin e ofrimit të ndihmës së parë psikologjike për të gjithë qytetarët, të cilët kanë vështirësi emocionale ose kanë nevojë të ndajnë shqetësimet e veta gjatë pandemisë COVID-19.

Qytetarët mund t’i qasen shërbimit nga faqja shendetimendor.uni-pr.edu dhe të klikojnë në ikonën “Fillo Bisedën”, në këndin e poshtëm të djathtë të faqes, prej orës 13:00 deri 01:00 pas mesnate.

Përdorimi i shërbimit është anonim dhe njëherësh është shërbimi i katërt me radhë nga Departamenti i Psikologjisë pas funksionalizimit të linjave të ndihmës së parë psikologjike me Ministrinë e Shëndetësisë, 038 200 80 890, dhe Komunën e Prizrenit, 0800 19 200, si dhe lansimit të seancave psiko-edukuese për shëndetin mendor.

Ndryshe, zhvillimi i shërbimit të ofrimit të ndihmës së parë psikologjike përmes “Chat” është mundësuar nga Komuna e Prizrenit.

Exit mobile version