Site icon Telegrafi

Bisedimet me VV-në, LDK thërret Këshillin e Përgjithshëm

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thërritur në një mbledhje Këshillin e saj të Përgjithshëm.

Mbledhja është paraparë të mbahet sot në ora 14:30 në selinë e partisë.

Në këtë mbledhje do të diskutohet për ecurinë e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm pas zgjedhor, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Ditë më parë, kryetari i Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka konfirmuar se kjo parti do të ketë në udhëheqje Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e FSK-së, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ndryshe, dy zyrtarë të dy partive, LVV dhe LDK-së patën deklaruar se janë pajtuar për programin qeverisës, por se problem mbetet posti i presidentit. /Telegrafi/

Exit mobile version