Bisedimet për rikthimin e bashkëthemeluesit dhe ish-CEO, Sam Altman, në OpenAI me sa duket kanë dështuar.
Sipas The Information dhe Bloomberg, bordi tani ka punësuar Emmett Shear si CEO të ri të përkohshëm të OpenAI, përcjell Telegrafi.
Ky emërim me sa duket u njoftua nga brenda nga bashkëthemeluesi dhe drejtori i bordit Ilya Sutskever.
first and last time i ever wear one of these pic.twitter.com/u3iKwyWj0a
— Sam Altman (@sama) November 19, 2023
Altman fillimisht u pushua nga OpenAI për “një ndërprerje në komunikimin midis Sam dhe bordit”, sipas një memorandumi të çuditshëm të brendshëm të stafit në ditën e njoftimit.
Lajmi u pasua më pas nga dorëheqjet nga disa anëtarë kyç, duke përfshirë bashkëthemeluesin Greg Brockman, së bashku me disa hulumtues të lartë. /Telegrafi/