21 orë bisedime, një rekord edhe për kampionen e negociatave maratonë Angela Merkel, por më në fund arrihet marrëveshja për një koalicion të mëdha të tretë në Gjermani.
Kancelarja do të mbajë postin e saj që në rast zgjedhjesh të reja nuk do të ishte i sigurt. kristiandemokratët e saj, bashkë me CSU dhe social demokratët e Martin Schulz hartuan paktin me rreth 30 faqe për qeverinë e re Merkel të katër viteve të ardhshme.
Detajet janë ende për të zbuluar, por mediat gjermane shkruajnë se kompromisi kryesor i takon temave të taksave dhe emigrantëve.
Pavarësisht marrëveshjes mes liderëve, suksesi i saj do të konfirmohet ose jo, javën e ardhshme pas kongresit të socialdemokratëve që duhet të miratojnë koalicionin dhe detyra e Martin Schulz s’është e lehtë.
Pas zgjedhjeve, Socialdemokratet shpallën se ishin në opozitë, por tashmë Schulz duhet t’i shpjegojë delegatëve kthesën 180 gradë dhe pse kjo është e mirë për Gjermaninë. Sidoqoftë, për Merkel pakti është fitore e madhe, sidomos pas performancës së keqe në zgjedhje dhe dështimit të viti të shkuar kur tentoi të krijojë koalicionin e parë në historinë gjermane me tre palë.