Bisedimet në Kajro që synojnë negocimin e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza kanë përfunduar pa marrëveshje, raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar dy burime egjiptiane.
Burimet thuhet se thanë se as grupi militant dhe as Izraeli nuk ranë dakord për disa kompromise të sugjeruara nga ndërmjetësit, transmeton Telegrafi.
Hamasi tha se ka refuzuar kushtet e reja të armëpushimit izraelit, të cilat pretendon se devijojnë nga një propozim i SHBA-së i paraqitur në korrik.
Në anën tjetër, luftimet mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite janë duke vazhduar, ku vazhdimisht raportohet për sulme si nga ajri dhe ashtu nga toka nga IDF-ja izraelite.
E në një marrëveshje të arritur muaj më parë, Hamasi pati liruar dhjetëra pengje që janë marrë gjatë sulmit të 7 tetorit në territorin e Izraelit. /Telegrafi/
U.S. official: "Senior level talks in Cairo over recent days, including with representatives from Hamas and Israel, have been constructive and were conducted in a spirit on all sides to reach a final and implementable agreement. The process will continue over the coming days…
— Barak Ravid (@BarakRavid) August 25, 2024