Samu Castillejo nuk do t’i bashkohet Sampdorias në formë huazimi nga Milani, pasi e ka refuzuar këtë transferim.
Spanjolli nuk ka pasur minutazh këtë edicion në drejtimin e Stefano Piolit duke regjistruar vetëm pesë paraqitje në Serie A në një total prej 122 minutash, mirëpo ai nuk është aq i dëshpëruar për të luajtur sa për të shkuar te Blucerchiati.
Sipas njoftimit të Gianluca Di Marzio, Castillejo ka qenë i vendosur në refuzimin e ofertës së Sampdorias, përkundër përpjekjes së tyre për ta bindur përmes telefonit.
Por, ai refuzoi ta pranonte ofertën dhe tash pritet të qëndrojë te Milani deri në fund të sezonit.
Bisedimet ndërmjet dy klubeve kanë qenë në rrugën e duhur, por fatkeqësisht për ta, fjala e lojtarit ishte vendimtare duke i detyruar t’i ndërpritnin negociatat. /Telegrafi/
#Calciomercato, @sampdoria: #Castillejo deciso a non accettare il prestito. La situazionehttps://t.co/8YH1KVnsZf
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) January 31, 2022