Site icon Telegrafi

Bisedimet mes klubeve kanë filluar, Aston Villa ka gati ofertën për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi është një nga sulmuesit më në formë këtë edicion në La Liga.

Vetëm ylli i Barcelonës, Robert Lewandowski ka bërë më mirë se reprezentuesi kosovar në elitën e futbollit spanjoll.

Muriqi ka shpërthyer me tetë gola në kampionat, por falë formës së tij të mirë Mallorca mund të mbetet pa lojtarin e tyre kryesor.

Gazetari turk, Ekrem Konur ka raportuar se Ubai Emery dhe Aston Villa po insistojnë për transferimin e Muriqit në Villa Park.

Interesimi për prizrenasin është i fortë dhe pritet oferta nga klubi anglez në afatit kalimtar të janarit.

Villa do të dërgoj ofertë prej 20 milionë euro te Mallorca, shifër që spanjollët duhet ta vlerësojnë shumë pasi gati është trefishë se që kanë paguar ata për transferimin e Muriqit.

Unai Emery është ai që ka kërkuar nënshkrimin e Vedat Muriqit te Aston Villa dhe bordi është i gatshëm t’ia japë atij këtë dhuratë ndaj tashmë kanë nisur kontaktet mes dy klubeve.

Trajneri bask dëshiron që kjo marrëveshje të mbyllet sa më shpejt dhe të mund të llogarisë tek Muriqi në fillim të janarit, kur kampionatet do të riaktivizohet pas pushimit për Botërorin e Katarit.

28-vjeçari ka zhvilluar 12 ndeshje në La Liga këtë edicion, ku ka realizuar tetë gola dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version