Bisedimet për të rinovuar kontratën e Lionel Messi, drejtuesit e Barcelonës do t’i fillojnë këtë muaj.
Presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu tashmë është përpjekur të fillojë negociatat për zgjatjen e marrëveshjes me argjentinasin, që skadon në qershor 2021.
Bisedimet deri më tani janë vonuar për arsye të ndryshme dhe e fundit është për shkak të krizës të krijuar nga coronavirusi.
Sipas Cope, të dy palët mund të fillojnë bisedimet për një zgjatje të kontratës që në javën e ardhshme.
Këto bisedime nuk pritet të zgjasin pasi që pjesa më e madhe e negociatave janë zhvilluar tashmë.
Bisedimet e klubit do të drejtohen nga vetë Bartomeu i cili do të jetë së bashku me CEO e klubit, Oscar Grau, ndërsa Messi do të përfaqësohet nga babai i tij Jorge.
Messi dëshiron të mbajë mundësinë që të heqë dorë nga kontrata e tij në fund të çdo sezoni, sistemi që është aktualisht.
Sulmuesi do t;i mbush 33 vjet në qershor dhe është në gjendje të mirë për momentin. /Telegrafi/