Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, ka zhvilluar bisedime pozitive me Bayern Munichun dhe po e favorizon kalimin te kampioni gjerman.
Anglezi, i cili ka kontratë deri në vitin 2024, është duke u lidhur me klube të shumta këtë verë, përfshirë edhe Manchester Unitedin.
Mirëpo, Djajtë e Kuq duket ta kenë zbehur interesimin së fundmi dhe garës i prin gjiganti i Bundesligas – bën të ditur Sky Germany.
Sipas njoftimit, janë zhvilluar bisedime të reja mes Bayernit de ekipit përfaqësues të kapitenit të Anglisë, i cili përfaqësohet kryesisht nga vëllai i tij, Charlie.
Raportohet se negociatat kanë qenë shumë pozitive dhe Bayerni është klubi që e udhëheq garën për të aktualisht, megjithëse Tottenhami duhet ta ulë çmimin që e ka kërkuar pronari Daniel Levy në të kaluarën (100 milionë euro për shërbimet e tij). /Telegrafi/