Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka realizuar mbrëmjen e së dielës një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.
Siç bëjnë të ditur burime nga Presidenca e Republikës së Turqisë, dy liderët kanë shkëmbyer mendime në lidhje me Sirinë.
Në këtë bisedë telefonike, ku është marrë shqyrtim situata humanitare në Goutën Lindore, Presidenti Erdogan ka ndarë edhe informacione në lidhje me turneun e tij të fundit të vizitave në Afrikë, shkruan TRT.
Erdogan dhe Macron kanë rënë dakord mbi intensifikimin e kontakteve diplomatike në nivel liderësh për të jetësuar sa më parë dhe me kuptimin e plotë të fjalës armëpushimin në Goutën Lindore, siç kërkohet edhe nga Rezoluta 2401 që u adoptua muajin e kaluar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, si dhe për të furnizuar nevojtarët me ndihma humanitare.
Kreu i shtetit turk foli gjithashtu për samitin tresh për Sirinë, i cili do të mbahet në nivel liderësh mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit, në fillim të muajit prill në Stamboll. Ai tërhoqi vëmendjen se themelimi i Komitetit Kushtetues, siç është rënë dakord në Kongresin e Soçit gjatë muajit janar, do të jetë kontribuojë në gjallërimin e Procesit të Gjenevës.
Dy liderët theksuan rëndësinë që i kushtojnë vazhdimit të dialogut reciprok në lidhje me Sirinë, ndërsa Erdogan potencoi se operacioni ‘Dega e Ullirit’, që Forcat e Armatosura të Turqisë po ndërmarrin kundër elementëve terroristë në distriktin Afrin të Sirisë, përveçse do të eliminojnë kërcënimin ndaj sigurisë kombëtare turke, do të kontribuojë po ashtu për paqen dhe qetësinë e popullit të rajonit.
Në fund, presidenti turk dënoi fuqishëm sulmin terrorist të së premtes kundër Ambasadës dhe Qendrës Kulturore të Francës në Burkina-Faso. /Telegrafi/