Telegrafi

Biseda pas ndeshjes mes Florentino Perez, Fabinho dhe Vinicius – braziliani i Liverpoolit me fjalë të mëdha për brazilianin e Realit

Pas ndeshjes mes Real Madridit dhe Liverpooli të fituar nga mbretërit 3-1, presidenti Florentino Perez e ndërpreu bisedën e Vinicius Junior me Fabinhon në tunel.

Florentino kishte zbritur për të parë lojtarët e Real Madridit pas fitores 3-1, ndërsa Vinicius sapo kishte mbaruar intervistën televizive pasi u shpall lojtar i ndeshjes.

Me të parë Fabinhon, presidenti i Real Madridit foli me ish lojtarin, pasi braziliani kishte luajtur më parë në këtë klub.

“Me ne ju keni luajtur si mbrojtës i djathtë”, e kujton Florentino Perez kohën e Fabinhos.

“Po, por për të luajtur mbrojtësin e djathtë tani … Çfarë lojtari keni në krahë si Vinicius”, u përgjigj lojtari i Liverpool .

Vinicius shënoi dy gola në fitore e Real Madridit. /Telegrafi/