Një episod i çuditshëm ka ndodhur pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve, ku Real Madridi pësoi nga Manchester City në shtëpi me rezultat 2-1.
Kamerat në fakt kanë kapur një moment kur Pep Guardiola ishte duke folur me Toni Kroosin, pas ndeshjes.
Pastaj dyshja kishin një bisedë mes tyre, gjithnjë nën sytë e kamerave, përmbajtja e të cilës, megjithatë, nuk dihet ende.
Esta imagen de
Guardiola y Kross
deja retratado a Zidane pic.twitter.com/Cl9RE4OADR— Seve Luis (@riveiropardavil) February 27, 2020
Mediat spanjolle janë çmendur nga ky episod, pasi vjen pas një loje në të cilën mesfushori gjerman, një nga lojtarët kryesorë të Los Blancos, nuk luajti dhe qëndroi në stol për “zgjedhje teknike”, sipas trajnerit Zinedine Zidane.
Gjermani ka kontratë me Realin deri në vitin 2023, por asnjëherë nuk ka fshehur vlerësimin e tij për trajnerin spanjoll me të cilin ka punuar te Bayern Munich.
Kross është një nga lojtarët kryesor të Real Madridit në vitet e fundit. /Telegrafi/