Telegrafi

Biseda e përzemërt mes Kloppit dhe Sven-Goran Eriksson pak çaste para ndeshjes së legjendave të Liverpoolit

Sven-Goran Eriksson pati një bisedë të përzemërt me Jurgen Klopp, pak çaste para se ndeshja mes legjendave të Liverpoolit dhe atyre të Ajaxit të luhej në “Anfield”.

Në këtë ndeshje morën pjesë lojtarë të pensionuar të të dyja ekipeve, dhe ishte për bamirësi, pasi një pjesë e madhe e parave që u mblodhën shkuan në mbështetje të programeve arsimore të Fondacionit të Liverpoolit.

Eriksson ishte i pranishëm së bashku me familjen e tij në stadium, dhe suedezi u pa shumë i prekur kur kënga ‘You’ll Never Walk Alone’ u luajt para fillimit të ndeshjes.

Ai gjithashtu u duartrokit nga tifozët e Liverpoolit para fillimit të ndeshjes, teksa suedezi u bë gati që të dhurojë një shfaqje për të pranishmit.

Si pjesë e zyrtarizimit që Eriksson do të jetë trajner i ekipit të legjendave të Liverpoolit, klubi anglez kishte konfirmuar se ai do të kalonte një ditë në ambientet e klubit dhe do të takohej me Jurgen Klopp.

Klopp e përgëzoi ish-trajnerin e Anglisë duke i dhënë një përqafim para se t’i thoshte: Çfarë legjende! Më vjen mirë që të takova.

Eriksson më pas iu përgjigj: Urime, ju po bëni shumë mirë.

Formacioni startues i Liverpoolit ishte i mbushur i tëri me yje, duke përfshirë emra si Steven Gerrard, Fernando Torres, Daniel Agger dhe Martin Skrtel që e nisën nga minuta e parë./Telegrafi/