Site icon Telegrafi

Biseda e natës: Burimi tregon se kush është vajza më e bukur në shtëpi

Në një natë të qetë, kur dritat ishin fikur dhe banorët kishin shtrirë në dhomën e gjumit, Burimi, Sara dhe Kevini filluan një bisedë interesante për bukurinë brenda shtëpisë më të madhe në vend.

Burimi ndau mendimin e tij se cilat janë vajzat më të bukura në shtëpi. “Për mua, vajzat më të bukura janë Lela, e cila ka një bukuri të mirë dhe Sara” tha ai.

“Sa për Anën, nuk guxoj ta përmend për shkak të Kevinit” shtoi ai, duke e bërë këtë komentin me një ton lozonjar.

Foto: Screenshot/YouTube

Kevini, që kishte një pëlqim për Anën, filloi të qeshte me këtë deklaratë, duke treguar se humorin e situatës e ndante me miqtë e tij.

Sara, nga ana e saj, u shpreh se pëlqen dy djem të ndryshëm për arsye të veçanta: një për zgjuarësi dhe një tjetër për bukuri.

Ndërsa biseda vazhdoi, kur Burimi përmendi se Driloni ishte djaloshi i saj i preferuar për bukuri, Sara u përgjigj: “Driloni është fëmijë, a je në terezi?”. /Telegrafi/

Exit mobile version