I biri i legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, Gramozi, u shpreh tejet i emocionuar në mbledhjen komemorative të mbajtur në Kuvendin e Kosovës.
Teksa me vështirësi po mbante lotët, Gramozi u përqëndrua për të falënderuar të pranishmit dhe gjithë Kosovën për përkrahjen.
Ai tha se babain s’mund ta përshkruaj, pasi beson se veprat e tij flasin më shumë.
Më tej ai shtoi se dhimbja nuk mbretëron vetëm në familjen Vokrri, por në gjithë Kosovën, pasi Fadili nuk ishte vetëm i familjes, por i gjithë Kosovës.
“Është e vështirë të përshkruaj babain tim, besoj që vepra e tij flet vet. Andaj shumë shkurt më lejoni të ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen e vazhdueshme sepse Fadil Vokrri nuk ishte vetëm i joni, por i gjithë Kosovës”.
“I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, u shpreh shkurt i biri i Fadil Vokrrit, Gramozi.
Fadil Vokrri vdiq në moshën 57 vjeçare pas një komplikimi shëndetësor. /Telegrafi/