Telegrafi

I biri deshi të afrohet te shkallët, e ëma reagon në sekondën e fundit – e shpëton nga më e keqja (Video)

Ky është momenti rrëqethës, kur një nënë reagon me kohë për ta shpëtuar birin e saj nga rrëzimi i shkallëve të katit të katërt të ndërtesës.

Kamerat e sigurisë brenda ndërtesës kanë kapur momentin kur e ëma dhe i bir i saj dalin nga ashensori. Dhe në një moment djaloshi nga kureshtja afrohet në rrethojën mbrojtëse të shkallëve, të cilës i mungonte xhami dhe për pak sa nuk bie, transmeton Telegrafi.

Sipas videos së publikuar ishte pikërisht telefoni që e kishte shpërqendruar të ëmën, dhe mjaftoi një sekondë që biri i saj t’i zhduket para syve dhe për pak sa ta paguaj me jetë.

Megjithatë refleksi i ëmës bëri që ta kapë në sekondën e fundit të birin, ndërsa një burrë që ishte kalimtar rastin vrapon poshtë shkallëve për t’u siguruar që vogëlushi të mos pësojë ndonjë lëndim, në rast se i rrëshqet të ëmës nga duart.

Ngjarja rrëqethëse ka ndodhur në një ndërtesë në Medellin të Kolumbisë, ndërsa nuk dihet nëse vogëlushi ka pësuar ndonjë lëndim nga ky veprim që për pak sa nuk ishte fatal për të.

Videoja është shpërndarë në Reddit, ku disa kanë lavdëruar të ëmën për reagimin e shpejtë, e disa e kanë kritikuar që i kishte kushtuar vëmendje më shumë telefonit. /Telegrafi/