Jake Giannino nga Victoria e Australisë, ka zënë momentin e rrallë kur një merimangë e vogël, ka larguar në tërësi lëkurën e vjetër.
Filmimi i përshpejtuar që ka postuar 23-vjeçari, shfaqë procesin e përvitshëm që e realizojnë këto insekte, por që vështirë të shihet kaq pranë, transmeton Telegrafi.
“Kjo procedurë mund të kapet vetëm njëherë në jetë, pasi zakonisht duhet të pritet tërë natën. E veçantë është se ndodhi gjatë ditës”, ka shkruar Giannino lidhur me rastin.
Më tej, biologu ka thënë se gjithçka ndodhi për dhjetë minuta. /Telegrafi/
https://youtu.be/GBTEmomTnxE