Telegrafi

Biografia e Damir Mulaomerovic, përzgjedhësit të Përfaqësues së Kosovës në basketboll

Damir Mulaomerovic (Foto: Basketbolli.com)

Damir Mulaomerovic ka lindur më 19 shtator 1974 (43 vjeç) në Tuzla të Bosnje e Hercegovinës.

Prej vitit 1990 deri në vitit 2012 ka qenë lojtar aktiv (ka luajtur në pozitat 1 dhe 2). Prej vitit 2013 e ka filluar karrierën e re në basketboll, si trajner.

Ka luajtur për Sloboda Dita, Cibona, Fortitudo Bologna, Efes Pilsen, Panathinakos, Snaidero Udine, PAOK Thessaloniki, Panellinios, Olympiacos, Zagreb CO.

Si lojtar, e ka fituar titullin e kampionit në EuroLeague në vitin 2002, shkruan në faqen e FBK-së.

Lexo po ashtu Damir Mulaomerovic, trajner i përfaqësueses së Kosovës në basketboll

Është zgjedhur si pjesë e FIBA EuroStar në vitin 1997, e ka fituar Superkupën e Italisë më 1998, si dhe është shpallur koshashënuesi më i mirë në elitën greke më 2006.

Damir Mulaomerovic (Foto: Basketbolli.com)

Tri herë është zgjedhur në All Star të Greqisë prej 2004-2006, e ka fituar Kupën e Turqisë më 2001, pesë herë është shpallur kampioni i Kroacisë prej 1995 deri më 1998 dhe më 2011, pesë herë e ka fituar Kupën e Kroacisë, 1995, 1996, dhe 2009-2011, si dhe më 1194 e ka fituar Kupën e Bosnjës.

Mulaomerovic ka luajtur për Kombëtaren e Kroacisë, ku më 1996 ka marr pjesë në Lojërat Olimpike, pastaj në Eurobasket 1997, Eurobasket 1999, Eurobasket 2001 dhe Eurobasket 2003.

Ndërkaq si trajner karrierën e ka filluar te Sloboda Tuzla (2013-2015), pastaj ka vazhduar te Cibona (2015-2017), derisa më 2016 ka qenë përzgjedhës i Bosnje e Hercegovinës.