Telegrafi

Binjakët trevjeçarë u mbyllën në kafaz, që prindërit të përfundonin obligimet rreth fermës (Foto)

Policia në juglindje të Brazilit, i ka gjetur binjakët trevjeçar të mbyllur me dry, në një kafaz druri.

Kur janë pyetur nga autoritetet, prindërit kanë thënë se i mbyllën djemtë, në mënyrë që të përfundojnë të papenguar obligimet rreth fermës, transmeton Telegrafi.

Të vegjlit u gjetën në hapësirën e pazakontë, pasi policia n Espirito Santo pranoi një telefonatë, ku në mënyrë anonime thuhej se në shtëpinë e caktuar, ndodhen dy fëmijë të mbyllur.

Vëllezërit e mbyllur në kafaz

Nëna 37-vjeçare dhe babai tri vite më i vjetër, janë shoqëruar dhe po mbahen në arrest, ndërsa të vegjlit janë dërguar në një qendër kujdesi për fëmijë. Fëmijët nuk kanë ndonjë lëndim apo shenj dhune, ndërsa kanë gjendje të mirë mendore dhe nuk duket se janë munduar nga prindërit.

Në nën tjetër, ata janë shprehur të sinqertë, se kjo është e vetmja formë që t’i përfundojnë obligimet në kohën e limituar të fermës, në mënyrë që të sigurojnë ushqim për pjesën tjetër të vitit.

Bazuar në rrethanat, ata pritet të lirohen vetëm me një vërejtje, por me mbikëqyrje të rreptë nga mbrojtësit e të drejtave të fëmijëve. /Telegrafi/