Në familjen e futbollistit me famë botërore, Cristiano Ronaldos, ka festë sot, kjo pasi binjakët e tij festojnë ditëlindjen.
Eva dhe Mateo mbushin sot dy vjet dhe me këtë rast, në shtëpinë e familjes së çiftit Ronaldo dhe Rodriguez është përgatitur një festë e veçantë.
E gjithë familja kanë vendosur të vishen me kostume si personazhet e famshme të filmave të animuar për fëmijë, të prodhuara nga Disney.
Cristiano është shndërruar në personazhin e famshëm Aladdini, gjersa gruaja e tij Georgina është veshur si një nga super heronjtë e “Ranger Power Ranger”.
Djaloshi i ditëlindjes Mateo mori rolin e ‘Spiderman’-it, ndërsa vëllai i madh Cristiano Jr ishte veshur si ‘Hulku’.
Dy motrat Eva dhe Alana kishin zgjedhur që në këtë ditë të dukeshin si princesha.
Futbollisti portugez publikoi një fotografi të familjes në rrjetin social Instagram, nga festa e zhvilluar të premten në shtëpinë e tyre.
“Urime ditëlindjen për dy të ëmbëlit e mi, Eva dhe Mateo. Ne ju duam deri në fund të botës. Baba krenar”, ka shkruar Ronaldo në Instagram. /Telegrafi/