Kombëtarja e Shqipërisë është grumbulluar për dy ndeshjet e radhës.
Kuqezinjtë do të takohen fillimisht me Jordaninë në një takim miqësor, ndërsa katër ditë më vonë luajnë në udhëtim te Izraeli për Ligën e Kombeve.
Në konferencën për shtyp, ka folur mbrojtësi i majtë Egzon Binaku për ndeshjet e radhës.
“Jam i kënaqur qe kam ardhur. Me Izraelit e kemi jashtë ndeshjen, por duhet të fitojmë”, tha Binaku.
“Atmosfera është e mirë, kemi lojtarë të mirë. Ndërsa stërvitjet akoma si kemi filluar”, u shpreh mbrojtësi i majtë.
Tutje anëtari i Malmos foli edhe për mënyrën e lojës se si do të luajnë.
“Herën e parë kemi humbur dhe s’kemi luajtur mirë, por ndeshjen e kthimit do luajmë ndryshe sepse ne e dimë se si luajnë ata”, përfundoi Binaku. /Telegrafi/