Bimbima është prej rep artistëve më të mirë shqiptar.
Ai ka paralajmëruar se nesër (e premte) do të publikojë këngën e re, montazhën e videos e ka bërë vet këngëtari prishtinas.
Kështu së paku ka thënë këngëtari i cili në të vërtetë quhet Burim Kursani për emisionin Reload të RTV Dukagjinit, ndërsa ka zbuluar edhe shumë gjëra shumë të pathëna rreth karrierës, transmeton Telegrafi.
“Ka kohë që unë i realizoj vet video e këngëve të mia. Sidomos tani pasi teknologjia ka avancuar edhe më tepër”, ka thënë ndër të tjerash Bimbima.
Reperi ka pohuar se ka te shkruar mbi 60 këngë, ku 30 prej tyre i ka të regjistruara tanimë, ndërsa ka edhe tre bashkëpunime.
Albumi i ri i Bimbimës pritet të dal në fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kHms8_8jujI