Telegrafi

BimBimma tregon nëse do të pranonte të shkonte në Babastars (Video)

Bim Bimma, pjestar i zëshëm i PINT, ka folur për Babastars në një intervistë të tij të fundit.

Në pyetjen e drejtuar në emisionin EliteZone, reperi flet për Babastars, e madje u pyet për sa para do të pranonte të kalonte te labeli i drejtuar nga Getoar Selimi, shkruan Telegrafi.

“Jemi tjetër nivel, tjetër kategori. Nuk ka pare në këtë botë që më shtinë mua me ndërru atë që më thotë shpirti me bo. As për G-Unit nuk e kisha bo, e le më për këta që i përmende”, potencoi Bim Bimma.

Duket se Bim Bimma ka një aversion të skajshëm ndaj Babastars, megjithatë mban qëndrimin e tij strikt në stilin e muzikës. /Telegrafi/