Telegrafi

BimBimma sjell videokëngën “1 ka 1”

BimBimma para shtatë muajve kishte sjell këngën e fundit për tregun muzikor shqiptar.

Pa bujë të madhe dhe shumë pak reklamë, hip-hop artisti ka publikuar këngën më të re.

“1 ka 1”, titullohet projekti më i ri i këngëtarit, të cilën e ka shoqëruar me videoklip të veçantë.

Këngëtari për këtë këngë ka bashkëpunuar me kolegun Arianit, i cili flet për jetën sociale të njerëzve.

Theksojmë se instrumentalin e këngës e ka bërë Muha Lipo dhe Sean Ferrari ndërsa tekstin e ka shkruar vet këngëtari.

Ndryshe, BimBimma nuk do të ndalet me kaq pasi që do të sjell edhe këngë të tjera gjatë këtij viti. /Telegrafi/