Telegrafi

BimBimma sjell bashkëpunimin me ErgenNR, “E di”

Edhe një këngë i është bashkuar numrit të madh të projekteve që janë publikuar kohët e fundit.

BimBimma ka sjell këngën më të re, ku kësaj radhe ka zgjedhur të bashkëpunoj me ErgenNR.

“E di”, titullohet kënga më e re dyshes, të cilën e ka shoqëruar me një video të veçantë në platformën online “Premier Songs”.

Kënga trajton problemet që ndodhin mes një çifti teksa tekstin e kanë shkruar vetë autorët ndërsa për videon është përkujdesur “EMFcreative”.

Kujtojmë se videokënga e fundit e reperit ishte “MVK” në bashkëpunim me Taste2, ndërsa i ErgenNR-it është ripërpunimi i këngës “Mask Off”.

Ndryshe, dyshja është duke punuar ndaras në këngë të reja që do t’i sjellin gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/