Telegrafi

BimBimma publikon këngën e re “Hapat e mi”

Ylli i hip hopit, BimBimma, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Hapat e mi” mban titullin kjo këngë, e cila është sjellë në versionin audio të shoqëruar me një video atraktive.

Tekstin e ka shkruar vet reperi, ndërsa për ‘beatin’ është përkujdesur StrikeBeatz.

Ndërkohë, masterizimin dhe miksimin e ka realizuar Faton Dolaku.

Ky projekt pason pas “Ami”, të cilin e lansoi para një jave në bashkëpunim me Real1.

Lexo po ashtu BimBimma dhe Real1 sjellin këngën e re “Ami”

Këto projekte duket se janë pjesë e albumit të ri të reperit të popullarizuar, i cili gjithnjë trajton tema të veçanta në këngët e tij. /Telegrafi/