Telegrafi

BimBimma publikon fotografinë e parë me të dashurën (Foto)

Bim Bimma gjithmonë e ka mbajtur jetën e tij private larg mediave.

Ai ka ruajtur privatësinë dhe kurrë s’ka folur për aspektin romantik të jetës.

Reperi i grupit NR tash ka filluar të zbulohet edhe në rrjetet sociale dhe të shprehet për ndjenjat e tij.

Ai ka publikuar një foto me një femër të cilën e përqafon, e që sipas Prive quhet Fjolla.

BimBimma kështu konfirmon se është në lidhje romantike.

Ndryshe reperi kohë më paër publikoi albumin e ri të tij me disa bashkëpunime.

Ai në këtë album ka realizuar disa bashkëpunime. /Telegrafi/