Telegrafi

BimBimma mbështeti protestën e Lëvizjes Vetëvendosje në kryeqytet

Foto: BimBimma/Instagram

Dje (e shtunë) në Prishtinë është organiazuar protestë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në mardhin e kësaj proteste, pos mijëra qytetarëve, nuk munguan edhe shumë figura publike.

Reperi BimBimma ishte një ndër ta, i cili nuk mungoi në protestë, madje edhe perfomroi për qytetarët në skenën e ngritur në shesh.

Foto: BimBimma/Instagram

Ai ndau me fansat disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku tregonte momente nga performanca e tij në Prishtinë.

Lexo po ashtu BimBimma fotografohet me Albin Kurtin, thotë se nuk do t'i hyjë politikës

“1 komb, 1 flamur, 1 qëllim”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e këtyre fotografive.

I njëjti ditë më parë është fotografuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, e ndërsa në mbishkrimin e fotografisë që publikoi në Instagram, tregoi se nuk do t’i hyjë politikës.

Megjithatë, nga imazhet në fjalë duket se ai është një mbështetës i qëllimeve të kësaj Lëvizje. /Telegrafi/