Dje (e shtunë) në Prishtinë është organiazuar protestë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në mardhin e kësaj proteste, pos mijëra qytetarëve, nuk munguan edhe shumë figura publike.
Reperi BimBimma ishte një ndër ta, i cili nuk mungoi në protestë, madje edhe perfomroi për qytetarët në skenën e ngritur në shesh.
Ai ndau me fansat disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku tregonte momente nga performanca e tij në Prishtinë.
“1 komb, 1 flamur, 1 qëllim”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e këtyre fotografive.
I njëjti ditë më parë është fotografuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, e ndërsa në mbishkrimin e fotografisë që publikoi në Instagram, tregoi se nuk do t’i hyjë politikës.
Megjithatë, nga imazhet në fjalë duket se ai është një mbështetës i qëllimeve të kësaj Lëvizje. /Telegrafi/