BimBimma ka publikuar një fotografi nga fëmijëria e tij, ku ka pozuar së bashku me babanë, tashmë të ndjerë.
Ai në llogarinë e tij personale, Instagram, e ka përkujtuar babanë në përvjetorin e tij të vdekjes.
“7 Prilli i XV!Edhe pse nuk të kemi fizikisht! Je gjithmonë me neve! Shihëm n’jetën tjeter plak! InshaAllah”, ka shkruar krahas fotografisë reperi.
Ndërkaq, në hapësirën për komente ai pranoi ngushëllime të shumta nga miqtë, familjarët e po ashtu edhe nga ndjekësit.
Artisti i mirënjohur ndër tjerash është tejet aktiv me prurje muzikore, por që këtë kohë ka pezulluar disa nga aktivitetet e tij për shkak të përhapjes së COVID-19.
“Për lek”, mban titullin projekti i fundit i lansuar nga ai që u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/